Arrestohet 34 vjeçari, denoncoi vjedhjen e makinës që grabiti
Pëlqej
Një 34 vjeçar është vënë në pranga, pasi ka denoncuar vjedhjen e një makine, të cilën e kishte grabitur. Shtetasi Andrea Frrokaj, 34 vjeç, banues në lagjen “Beslidhja” në Lezhë, tashmë është arrestuar, pas një kallëzimi të rremë.

Sipas unifirmave blu, 34-vjeçari ka bërë kallzim të rremë para oficerit të policisë gjyqësore, për vjedhjen e makinës tip-Benz 250, me targa AA 513 IH.

Sipas tij, në bazë të kontratës së shitblerjes i'a ka blerë shtetasit me iniciale G. M, banues në Melgushë-Shkoder, ne datë 23 shkurt të këtij viti. Por pas verifikimeve, rezultoi se Frrokaj i'a kishte vjedhur me dhunë makinën shtetasit me iniciale G.M. Ndërkaq, pas hetimeve u krye arrestimi i 34 vjeçarit. /albeu.com/
Shtuar më 04/08/2014, ora 08:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori