Armina Mevlani drejt politikës, ndjek hapat e Shkëlzenit (FOTO LAJM)

Pëlqej
Ndonëse deri më tani Armina Mevlani ka qënë mjaft e tërhequr sa i takon jetës politike në vend, ajo tashmë shpreh haptazi opinjonin e saj në atë se çfarë ndodh në vend.

Pavarësisht se me çdo kusht është munduar që të qëndrojë larg vëmëndjes së aparatit fotografik, nga ana tjetër ajo ka zgjedhur të jetë më aktive në rrjetet sociale, ndërsa duket se ka një pasion të fshehur për politikën.

Themi këtë pasi ajo ka shpërndarë një status në rrjetin social Facebook të Shkëlzen Berishës. Bëhet fjalë për atë që tashmë cilësohet çështja e ditës, për regjistrimin e IMEI-t të celularëve.

Ashtu sikurse djali i ish kryeministrit Sali Berisha, edhe Armina mban të njëjtën qëndrim. Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha, dinë që në çdo detaj të tërheqin vëmendjen e publikut.

Një status në Facebook, djali i ish-kryeministrit Berisha i'a ka dedikuar edhe vendimit të qeverisë “Rama” për regjistrimin e IMEI-t të celularëve. Ai u ka bërë thirrje miqve të tij të shumtë në rrjetin social, që të mos dorëzojnë IMEI-t e celularëve të tyre dhe të mos zbatojnë kërkesën e qeverisë.

Së njëjtës thirrje i është bashkuar edhe e dashura e tij, Armina Mevlani. Ajo e ka shpërndarë këtë shënim të Shkëlzenit në murin e profilit të saj personal të Facebook, duke u bërë kështu një prej zërave kundër vendimeve të qeverisë. /albeu.com/
Shtuar më 09/08/2014, ora 09:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori