Interi i pafuqishëm ndaj Bayernit, Barcelona “ping pong” me Plzen (VIDEO)

Interi nuk ka arritur të marrë pikë në San Siro ndaj Bayern Munich.

Gjermanët arritën të shënonin golin e parë në minutën e 25-të me anë të Sanë, ku sulmuesi gjerman mori një top perfekt nga Kimmich.

Pjesa e parë pati pak raste, por topi u qarkullua mirë nga Bayern. Në pjesën e dytë ishte pothuajse e njëjta histori. Bayern Munich shënoi golin e dytë në minutën e 66-të pas një autogoli nga D’Ambrosio.

Inter tentoi pak me Dzeko dhe Correa por nuk arritën të vendosnin në vështirësi Neuer.

Barcelona nga ana tjetër e ka patur tepër të thjeshtë ndaj Plzen duke fituar me rezultatin 5-1. Serinë e golave e hapi Kessie pas një goli me kokë në minutën e 13-të.

Më pas ishte Leëandoski i cili shënoi një tregolësh, minutat 34, 48 (P1) dhe 67-të. Autor i këtij rezultati të thellë ishte dhe Ferran Torres. Plzen arriti të shënonte golin e vetëm në minutën e 44-të të pjesës së parë./ h.ll/albeu.com


Shtuar 7.09.2022 22:52