Zyrtarja e BE-së bën thirrje për bllokim të Kosovës në BE pas arrestimit të gylenistëve
Arrestimi i gjashtë shtetasve turq që jetonin në Kosovë dhe ekstradimi i tyre në Turqi ku akuzohen nga pushtetit i presidentit Recep Tayyip Erdogan, ka shkaktuar një reagim të fortë në qarqet e ndryshme të Bashkimit Evropian.

Prej zyrtarëve brenda Parlamentit Evropian deri tek përfaqësuesit e organizatave të ndryshme që merren me të drejtat e njeriut kanë dalë me reagime me të cilat bëjnë thirrje që Bashkimi Evropian ta konsiderojë Kosovën, si mik të Turqisë së Erdoganit dhe jo si shtet që aspiron të bëhet pjesë e BE-së.

Rebecca Harms, zëdhënëse e Punëve të Jashtme dhe eksperte mbi Turqinë në grupin e të Gjelbërve në Parlamentin Evropian i ka bërë thirre BE-së që t’i jap azil politik dhe mbrojtje anëtarëve të Lëvizjes Gylen që janë në shënjestër të presidentit autokratik, Recep Tayyip Erdogan dhe Qeverisë turke.

“BE-ja duhet të sigurohet që shtetet anëtarë të BE-së të reagojnë të bashkuara duke i ofruar azil politik gylenistëve dhe të sigurohet që brenda BE-së të mos jenë shtetet që janë me Turqinë e Erdoganit”, ka shkruar Rebecca Harms në një letër dërguar Federica Mogherini, nënkryetare e Komisionit të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuese e lartë e BE-së për punë të jashtme, siguri e politikë, dhe Johannes Hahn, Komisioner për politikat e fqinjësisë së BE dhe negociatat e zgjerimit.

Një koment të tillë zyrtarja e lartë e BE-së e bëri teksa e shpërndau një opinion të publicistit dhe gazetarit të njohur Nate Schenkkan në “Washington Post” që e cilësonte arrestimin e gylenistëve si sukses të “gjuetisë së Erdoganit dhe dorëzim të Kosovës para tij”.

Reagime negative kundër Kosovës kanë ardhur edhe nga Qendra e Stockholmit për Liri një nga më të mëdhatë në Evropë që i bënë thirrje BE-së që ta shqyrtojë në detaje orientimin e Kosovës dhe anëtarësimin e saj në BE. /Insajderi.com
Shtuar më 02/04/2018, ora 22:09

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori