Zyrtarizohet koalicioni, shqiptarët bashkohen në zgjedhjet në Mal të Zi
Katër subjektet politike shqiptare janë bashkuar në koalicionin e madh shqiptar, në kuadër të zgjedhjeve parlamentare që do të mbahen më 16 tetor në Mal të Zi.

Pritet që koalicioni të sfidojë partitë malazeze dhe ato serbe, me qëllim sigurimin e sa më shumë vendeve në Parlamentin e Malit të Zi, për t'u bërë një zë i fuqishëm i shqiptarëve në këtë shtet.

Pjesë e koalicionit janë Partia Demokratike, Lidhja Demokratike në Mal të Zi, Iniciativa Qytetare dhe Levizja qytetare "Përspektiva".

Mësohet se qëllimi themelor i këtij koalicioni është ti'i japin fund njëherë e përgjithmonë diskriminit politik që u është bërë shqiptarëve nga qeveritë paraprake, si dhe zyrtarizmin e gjuhës shqipe, përdorimi i lirë i simboleve kombëtare dhe hapjen e një Universiteti në gjuhën shqipe. /albeu.com


Shtuar më 14/10/2016, ora 14:42

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori