Kënga e re e Capital T do të bashkojë gjithë çiftet që janë ndarë (VIDEO)

Këngëtari Capital T ka publikuar para pak orësh projektin më të ri muzikor me titullin “Dukat”, ku “dukat” sipas artistit ka qenë ish-i i tij. Për ata që ndoshta nuk e dinë, fjala dukat i referohet arit, sendeve me vlerë.

Me një klip veror, muzikë ritmike dhe me producim nga “Panda Music” kënga është perfekte për këtë verë.

Siç thotë edhe vetë Capital T, kjo këngë do të bashkojë të gjitha çiftet pasi flet për një çift që janë penduar për ndarjen dhe e kanë dashur njëri-tjetrin pa hile.


Shtuar 30.06.2022 14:16