"Të tregojë ku është përndryshe nëse ai shfaqet në publik, brenda
Kosovës,
policia do të marrë masa..."
Ushtruesi i detyrës i ministrit në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal
Sveçla, i ka kërkuar deputetit të AKR-së, Behgjet Pacolli, të lajmërojë menjëherë vend-ndodhjen e tij, ose në të kundërtën sapo të shfaqet në pubik,
Policia e
Kosovës do të marrë masa, duke nënkuptuar kështu arrestimin e tij.
“Z.Pacolli i kërkojmë që të shprehet tani, menjëherë, se ku është, përndryshe nëse ai shfaqet në publik, brenda
Kosovës,
policia do të marrë masa sipas ligjeve në fuqi”, ka deklaruar
Sveçla në një konferencë për media.
Sveçla ka folur edhe për vizitën e mbrëmshme të presidentit Thaçi në Shqipëri, duke deklaruar se Thaçi ka shkelur të gjitha rregullat e protokollit, duke mos njoftuar për lëvizjet e tij. /albeu.com/
Shtuar më 29/04/2020,
ora 19:14