Zyrtari nga Bosnja: Kosova është shtet i pavarur!
Bosnje-Hercegovina dhe Serbia janë dy shtetet e vetme të dala nga shpërbërja e ish-Jugosllavisë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës.

Mirëpo, anëtari i Presidencës së Bosnje-Hercegovinës, Zheljko Komshiç deklaroi se për të Kosova është shtet i pavarur.

Në një intervistë dhënë për “Radio Televizionin e Kosovës”, Komshiç nënvizoi: “Nuk kam dakordim për këtë, por kam të drejtë të kem qëndrim timin.

Unë nuk do të flas gjithmonë atë që është e dakorduar, për shkak se ne jemi tre në Presidencën e BH nuk do të thotë se më duhet autorizimi i Presidencës për të thënë diçka.

Në veprimet e mia diplomatike duhet t’u përmbahem disa rregullave të cilat vlejnë në BH. E përsërisë, për mua Kosova është shtet i pavarur! Kjo tashmë është punë e kryer, vetëm është çështje e momentit kur do ta pranojnë te tjerët në rajon”.
Shtuar më 21/12/2019, ora 22:01

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori