E FUNDIT/ Sherr mes uniformave blu, shkarkohen 2 shefa të policisë rrugore
Zyrtari i VV-së: Nuk dimë asgjë rreth rastit të bashkëshortes së Blerand Stavilecit
Partia Demokratike e Kosovës ka akuzuar drejtpërdrejt Lëvizjen Vetëvendosje në lidhje me sulmin fizik që i është bërë bashkëshortes së ministrit në detyrë të Zhvillimit Ekonomik, Blerand Stavileci.

I kontaktuar nga Klan Kosova, zëdhënësi i LVV-së, Shkodran Hoti, ka thënë se nuk është fare në dijeni për këtë rast.

Sulmi ndaj bashkëshortes së Stavilecit, Vitore Stavileci ka ndodhur sot rreth orës 14:00 në lagjen Veterrnik në Prishtinë.

Sipas Policisë, e njëjta është dërguar për tretman mjekësor, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, (QKUK).

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes si dhe përfundimit të procedurave fillestare nga ana e policisë, puna hetimore është fokusuar në identifikimin e personave të dyshuar me qëllim kapjen e tyre, si dhe zbardhjen e të gjitha rrethanave që kanë të bëjnë me këtë ngjarje.


Shtuar më 28/08/2017, ora 17:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori