Zyrtari i OKB-së në Kosovë, për gjendjen e të zhvendosurve
Raportuesi special i OKB-së Shaloka Beyani do të vizitojë Kosovën në datat 10 – 13 tetor, për të vlerësuar situatën e përgjithshme të personave të zhvendosur brenda vendit. Kjo bëhet e ditur në një komunkatë për media dërguar nga zyra e komisionerit të OKB-së për të drejtat e njeriut.

“Gjatë vizitës sime tri ditore, do të grumbulloj informacione të dorës së parë nga personat e zhvendosur dhe komunitetet e prekura”-thuhet në të. Beyani po ashtu do të shohë nga afër sfidat dhe mundësitë për zgjidhje të qendrueshme për këta persona e do të diskutojë progresin e bërë me palët përgjegjëse.

Një raport paraprak do të hartohet menjëherë pas vizitës. Raporti i plotë do t'i prezantohet Këshillit të të Drejtave të Njeriut të Organizatës së Kombeve të bashkuara në qershor 2014./albeuc.com/
Shtuar më 07/10/2013, ora 11:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori