Zyrtari i Ministrisë i cili pati kontakt me Kurtin del negativ ndaj koronavirusit
Zyratri i Ministritsë së Integrimeve që dyshohej se është i infektuar me koronavirus ka rezultuar negativ.
Për këtë shkak sot është vetilozuar edhe
kryeministri i Kosovës, Albin
Kurti me tërë stafin e tij.
Mirëpo zyrtari i dyshuar nga kabineti i Blerim Rekës ka rezultuar negative me covid-19.
Lajmin e ka bërë të ditur për IndeksOnline, Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë.
"Konfirmoj që rasti për të cilin është diskutuar sot gjatë ditës, përkatësisht për zyrtarin e Ministrisë së Integrimeve Evropiane, tashmë kanë dalë rezultatet e testit të tij dhe ato kanë dalë negative. Zyrtari i MIE nuk është identifikuar me COVID-19", tha ai.
Kjo i bie që tanimë
kryeministri Kurti nga nesër mund të dal nga vetizolimi.
Ndërkohë,
kryeministri në detyrë, Albin
Kurti, ka njoftuar se nga sot nuk do të dalë në punë në
kryeministri, meqenëse ka pasur
kontakt me këtë person.
"Sot është dita e parë kur nuk do të dal në punë në
Kryeministri (ZKM). Një zyrtar i Ministrisë së Integrimeve Evropiane (MIE) ka pasur
kontakt të ngushtë me një nga personat e dalur pozitiv në testin për COVID-19. Janë marrë mostrat dhe po presim rezultatin", ka shkruar
Kurti.
Kurti ka treguar se nga sot është në vetizolim në banesën e tij, derisa të dalin rezultatet për zyrtarin e MIE-së.
Shtuar më 11/05/2020,
ora 18:25