Marrëdhënia mes Ten Hag dhe Ronaldos është shkatërruar plotësisht, arsyeja tashmë dihet

Gazetari i Times, Duncan Castles, pretendon se marrëdhënia mes Cristiano Ronaldos dhe Erik ten Hag është përkeqësuar. Arsyeja është kryesisht për shkak të rezultateve të United në raundet e para të Premier League.

Trajneri ishte jashtëzakonisht i pakënaqur me paraqitjen e lojtarëve të Manchester United në ndeshjen kundër Brentford. Ronaldo, nga ana tjetër, është i mërzitur që Ten Hag ua vë fajin lojtarëve për ndeshjet e pasuksesshme.

Duhet theksuar se Castles është në kontakt të ngushtë me agjentin e Cristianos, Jorge Mendes. Gazetari pohon gjithashtu se tashmë trajneri është gati të ndahet me yllin kryesor të Djajve të Kuq. /albeu.com/