Zyrtarët serbë në veri marrin nga dy paga
Pëlqej
veri të Kosovës vazhdon të funksionojë administratë ilegale.

Shefja e Zyrës Administrative të Mitrovicës Veriore, Adrijana Hoxhiç, ka thënë se nuk është ndërmarrë asnjë hap konkret nga institucionet e Kosovës për krijimin e komunës së Mitrovicës Veriore.

Po ashtu, nëpunësit serbë që punojnë nëpër komunat e Leposaviçit, të Zubin Patokut dhe të Zveçanit vazhdojnë të marrin paga të dyfishta, si nga buxheti i Kosovës, ashtu dhe ai i Serbisë.

Mbajtja e zgjedhjeve lokale nëntorin e vitit të kaluar, por as dialogu Kosovë-Serbi nuk i kanë dhënë ende zgjidhje çështjes së administratës dhe sektorit arsimor e shëndetësor paralel serb. /albeu.com/
Shtuar më 08/08/2014, ora 10:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori