Tragjedi në Sllovaki, makina përplas për vdekje 5 studentë në një stacion autobusi

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Sllovaki. Një mjet ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka përplasur disa studentë në një stacion autobusi. Për pasojë 5 prej tyre kanë humbur jetën.

“Mes viktimave dhe të plagosurve ka studentë. Disa do të shkonin në universitet sot, për herë të parë”. Kjo është një tragjedi”, tha për gazetarët, Ministri i Brendshëm Roman Mikulic.

Shoferi, 60 vjeç, u arrestua pas tragjedisë së ndodhur në orët e vona të së dielës. Ai përballet me shtatë deri në dymbëdhjetë vjet burg.

Ndërkohë 6 të dëmtuarit po marrin ndihmë mjekësore në spital. Një ndodhet në gjendje kritike, thanë autoritetet./albeu.com


Shtuar 3.10.2022 19:29