Zyrtarët e ministrisë të Jevtiq përdorin makinat e shtetit jashtëligjshëm
Pëlqej
Ministria për Kthim dhe Komunitete të cilën e drejton ministri nga Lista Serbe, Dalibor Jevtiq, ka bërë një varg shkeljesh gjatë vitit 2017.

Auditori i Përgjithshëm ka konstatuar se në këtë ministri ka pasur keqpërdorim të veturave zyrtare, mbulim i pozitave me ushtrues detyre në kundërshtim me udhëzime administrative, mangësi në procedimin e pagesave e tjera çështje.

Në nenin 3 të udhëzimit administrativ për përdorim të veturave zyrtare thuhet se “në raste të caktuara, nëpunësve të caktuar, për shkak të specifikave të posaçme të punës, me vendimministrit, mund t’u lejohet përdorimi i automjeteve zyrtare edhe jashtë orarit zyrtar të punës me propozim të sekretarit të përhershëm”.

Mirëpo, nuk lejohet të përdorën jashtë këtij udhëzimi. Kurse pesë zyrtarë të MKK-së me vendimministrit i shfrytëzojnë veturat 24h pa pasur punë specifike zyrtare.
Shtuar më 21/06/2018, ora 14:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori