Zyrtarët e lartë në Kosovë imunë ndaj hetimit të pasurisë
Zyrtarët e lartë apo bashkëpunëtorët e tyre vazhdojnë të jenë imunë ndaj hetimeve rreth pasurisë së tyre. Këtë e thonë përfaqësuesit e shoqërisë civile në Kosovë, të cilët shprehen se institucionet kompetente, që kanë për qëllim luftën kundër korrupsionit, duhet të veprojnë duke u bazuar në ligjet ekzistuese, që pasuria e zyrtarëve të lartë të hetohet apo edhe të konfiskohet.

Kur një pasuri dyshohet se është fituar në mënyrë të paligjshme, ajo fillimisht ngrihet dhe sekuestrohet gjatë zhvillimit të hetimeve. Varësisht nga vendimi përfundimtar i gjykatës, pasuria edhe mund të konfiskohet nga shteti.

Koordinatori Kombëtar për Luftimin e Krimeve Ekonomike, Shqipdon Fazliu, thotë për Radion "Evropa e Lirë", thotë se "Në vitin 2014 totali i përgjithshëm i pasurisë së ngrirë apo të sekuestruar ka arritur në shumën prej rreth 31 milionë eurosh". /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 12:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori