Sulm në Norvergji, autori i armatosur rrëmben auto ambulancën dhe shtyp këmbësorët
Zyrtarët e Drenasit rikthehen menjëherë në punë pas lirimit nga aktakuza
Pas marrjes së aktvendimit të Gjykatës së Apelit për lirimin nga aktakuza të dy zyrtarëve të KomunësDrenasit, Shyqeri Bublaku dhe Vehbi Jashari, kryetari i KomunësDrenasit, Ramiz Lladrovci ka marr vendim për rikthimin në vendet e tyre të punës.

Komuna e Drenasit, zyrtarisht ka pranuar aktvendimin e Gjykatës së Apelit ndaj dy zyrtarëve komunal, shërbyes civil, të cilët janë liruar nga aktakuza për shkak se nuk ishin gjetur prova të mjaftueshme që mbështesin dyshimin e bazuar mirë, se të njëjtit kanë kryer vepra penale për të cilat dyshoheshin.

Me marrjen e detyrës së kryetarit të Komunës, Ramiz Lladrovci, ishte zotuar se do të zbaton Ligjet.

Ne kuadër të zbatimit të ligjeve ne Republikën e Kosovës, kishte zbatuar edhe nenin 69 të Ligjit për Shërbyesit Civil, duke pezulluar përkohësisht dy zyrtarët e lartcekur me 50 për qind të pagës, deri në përfundimin e procedurave penale.

Shyqeri Bublaku dhe Vehbi Jashari pas lirimit nga aktakuza dhe pushimit të procedurave penale, që nga dita e pezullimit do të kompensohen me 50 për qind të pagës se ndaluar për shkak të pezullimit parandalues, thuhet në njoftimin e Komunës./albeu.com/
Shtuar më 07/09/2017, ora 10:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori