Zyrtarët amerikanë shkojnë në zyrën e Haradinajt
Një delegacion prej 17 anëtarësh nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, po qëndron në Kosovë në nderë të 11 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Ky delegacion është duke u kryesuar nga senatori James Inhofe, ndërsa raportohet se aktualisht janë duke zhvilluar takim me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Takimi mes Haradinajt e Inhofes bashkë me anëtarët e tjerë të delegacionit, ështe duke u zhvilluar me dyer të mbyllura në të cilin nuk po lejohet pjesëmarrja e mediave.

Ndryshe, kongresistë e senatorë nga Amerika kanë ardhur sot në Kosovë me rastin e 11 vjetorit të pavarësisë. Ky delegacion i udhëhequr nga senatori Jim Inhofe, është pritur sot në ambientet e presidencës nga Hashim Thaçi.


Shtuar më 17/02/2019, ora 16:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori