Zyrtare/ Pacolli do të bëhet ministër
Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli, pritet që ta udhëheqë dikasterin e Punëve të Jashtme në qeverinë e ardhshme.

Ndonëse ditëve të fundit ishte raportuar rreth kësaj çështjeje, sot edhe zyrtarisht ka bërë të ditur nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj (ish drejtues i kësaj ministrie), i cili i ka uruar suksese Pacollit.

“I dëshirojmë z.Pacolli sukes në këtë funksion”, ka thënë Hoxhaj.


Ndryshe, ai ka bërë të ditur se sot PDK do të vendos për emrat e ministrave të rinj./Zeri
Shtuar më 08/09/2017, ora 13:38

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori