Altin Dumani zgjidhet kreu i ri i SPAK

Altin Dumani zgjidhet kreu i ri i SPAK.

Ai do të pasojë Arben Krajën, i cili ishte në krye të SPAK për 3 vite.

Në sallën e KLP ndodheshin përfaqësues të misioneve ndërkombëtare dhe përfaqësues të ambasadës Amerikane, përfshirë ambasadoren Yuri Kim.

I pari që u intervistua nga KLP-ja ishte Adnan Xholi i cili tha se ai do të çojë para drejtësinë jo mbi bazën e opinioneve, por mbi bazën e fakteve.

E në të njëjtën linjë ishte dhe prokurori Altin Dumani, i cili tha se në punën e tij nuk kanë shumë rëndësi emrat, por faktet.

I fundit u mor në pyetje kandidati Edvin Kondili, i cili deklaroi se do të angazhohej në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit që në ditën e parë të marrjes së detyrës nëse do të zgjidhej në krye të SPAK.

Në sallë mungonte 1 nga 11 anëtarët e KLP që votuan për zgjedhjen e kreut të ri të SPAK.

Arben Kraja, përmes një mesazhi në Twitter i i uroi sukses 3 kandidatëve duke shtuar se Prokuroria e Posaçme do vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe më të lartë./albeu.com


Shtuar 16.12.2022 15:38