Vendi i “pllakosur” nga kriza, Berisha: Kjo pranverë duhet të jetë e protestave të mëdha

Nga foltorja e parlamentit, ku po zhvillohet një mocion me debat për rritjen e çmimeve, ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë fajtore qeverinë për situatën në të cilën ndodhet vendi aktualisht në mes të një krize energjitike, rritje çmimesh dhe një epidemie të gripit të shpendëve.

Pjesë nga fjala e Berishës:

“Kjo vdekshmëri ka në bazë vetëm vjedhjen. Sepse Kosova, Maqedonia shtronte tre herë më shumë në spitale ndërsa këtu tregoheshin filma me kodra me të vdekur. Hajduti ka vetëm refleksin e vjedhjes. Nuk ka ndjenja. Vijmë pak te energjia.

Lajmëtari i parë i rritjes së çmimit të energjisë është vetë kreu i qeverisë. Nuk ndodh në botë të bëhesh aksioni i çmimeve të naftës pa pasur vetë aksione. Jam dakord që tregu ka pësuar goditje nga lufta në Ukrainë. Por në Shqipëri si në asnjë vend tjetër paguhen 4 taksa dhe tre tarifa.

KESH nuk publikon çmimet me të cilat ka eksportuar energjitë. Ka zbrazur kaskadën në kundërshtim me ligjet e vendit. 29 metër nga thellësitë ka zbrazur kaskadën e ujit. Çfarë lidhja ka energjia elektrike me naftën. Është energji ujore me koston më të ulët. Le të vijmë më tutje. Ushqimet. Çfarë ndodh me ushqimet. Çdo shtet ka rezervën strategjike. Unë nuk kam asnjë xhelozi për lidhjet e kryeministrit. Nuk mund të pranoj që importuesi numër një i grurit të mos jetë garantues të paktën edhe për dy muaj. Si ka Kosova. Nuk po them si ka Gjermania apo Franca.

Inspektorët që dalin nëpër dyqane kanë zemër vetëm paranë. Nuk kanë asgjë tjetër. Na sollën edhe gripin e pulave. Duke shkelur çdo ligj. Mbahej secret qeveritar një sëmundje që duhet të deklarohet kombëtarisht dhe ndërkombëtarisht. Po bëhet problem jo vetëm për vendin por edhe për rajonin. Kjo pranverë duhet të jetë pranvera e protestave të mëdha”, deklaroi Berisha.