Zyrtare, këta janë kandidatët e PDK për kryetarë komunash (FOTO)
PDK tashmë ka bërë publike listën me emrat e kandidatëve për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale që do të mbahen me 22 tetor.

Në kryeqytet PDK do të garojë me Lirak Qelaj. Ndërsa në njërin prej qyteteve më të mëdha, në Gjakovë kandidat do të jetë Hajdar Beqa.

Risi nga PDK këtë vit do të jenë tri femra të kandiduara për kryetare të komunave

Në Mitrovicë do të jetë Valdete Idrizi, në Pejë Sabiha Shala dhe në Mitrovicë të Veriut, Gonxhe Qaushi.

Në një konferencë për media të mbajtur pak më parë nga i pari i PDK-së, Kadri Veseli, tha se në këto zgjedhje PDK-ja do e dëshmojë se është partia më e madhe vend. /albeu.com/

Shtuar më 23/08/2017, ora 00:28

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori