Zyra e kryeministrit Haradinaj: Çështja e vizës është ende në procedurë
Mos shkuarja e kryeministrit Ramush Haradinaj për vizitë në shtetin e Iowa-s në SHBA, është bërë një nga lajmet më të diskutuar në Kosovë.

E mos pjesëmarrja e Haradinajt në këtë vizitë, po del të jetë për shkak të vizës, pasi që u raportua se ambasada e Amerikës i ka refuzuar vizën kryeministrit të vendit Ramush Haradinaj.

“Kryeministri Haradinaj ka qenë i ftuar nga gjenerali Orr në atë ngjarje, mirëpo është për keqardhje që ai nuk ka mundur ta marrë vizën dhe të jetë së bashku me ne”, ka thënë Hapgood për Radio Evropa e Lirë.

Mirëpo një gjë të tillë e kanë mohuar nga zyra e kryeministrit Haradinaj.

Zëdhënësi i qeverisë, Arbër Vllahiu ka thënë se kryeministrit Haradinaj nuk i është refuzuar viza nga ambasada e Amerikës.

“Gjithçka është ende në procedurë të pritjes”, ka thënë Vllahiu.

Haradinaj pritej të merrte pjesë më 11 janar në një ngjarje të organizuar nga Komandanti i Gardës Nacionale në Iowa, Timothy E. Orr. /albeu.com/
Shtuar më 08/01/2018, ora 19:48

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori