Zyra Administrative në Mitrovicë, Jahjaga vlerëson punën e Hoxhiq
Presidentja Atifete Jahjaga, priti sot në takim shefen e Zyrës Administrative në Veri të Mitrovicës, Adrijana Hoxhiq, me të cilën bisedoi për mbarëvajtjen e punës së Zyrës dhe për nevojat e saj dhe të qytetarëve në këtë pjesë të Kosovës.



Hoxhiq e informoi Presidenten Jahjaga për punën e Zyrës Administrative në Veri të Mitrovicës për të cilën tha se është në shërbim të plotë të qytetarëve si dhe për nevojat e kësaj Zyre. Ajo tha se që prej themelimit kjo Zyrë ka bërë një punë të mirë në vendosjen e mirëbesimit tek qytetarët duke ofruar shërbime të nevojshme dhe të domosdoshme për ta.
Shtuar më 22/10/2012, ora 18:35

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori