Zyberaj: Nuk e japim Sefajn, ai e zbatoi ligjin
Jetlir Zyberaj, këshilltar i ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, njëherësh zëvendëskryeministrit të vendit, Behgjet Pacolli thotë se Flamur Sefaj, Ministër i Punëve të Brendshme e zbatoi ligjin dhe nuk duhet të shkarkohet vetëm pse kërkohet nga Lista Serbe.

“Qysh me e dhënë Sefajn pse e ka zbatu ligjin”, tha Zymberaj.

"Ne i presim arsyet, mos ka ndonjë arsye tjetër nga Kryeministri por nuk mund ta japim Sefajn sepse e ka zbatu ligjin", theksoi ai.

Zymberaj theksoi se operacioni në veri të Mitrovicës ku u arrestua Marko Gjuriq ndodhi në kohën kur me MPB’në udhëhoqi Sefaj. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2018, ora 22:27

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori