Gjykata e
Apelit e
Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së
paraburgimit prej një muaji, ndaj ish-zëvendësministrit
Musa Cena dhe dy të pandehurve të tjerë.
Në këtë mënyrë
Gjykata e
Apelit, e ka lënë në fuqi aktvendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë, e cila i caktoi një muaj paraburgim të dyshuarve për veprat penale “marrje e ryshfetit” dhe “keqpërdorim i detyrës zyrtare”.
“
Gjykata e
Apelit e
Kosovës, i ka refuzuar si të pa bazuara ankesat e avokatëve mbrojtës kundër caktimit të masës së
paraburgimit prej një muaji, ndaj të pandehurve M.C., N.SH. dhe H.SH”, thuhet në njoftimin e Gjykatës së
Apelit.
Gjykata e
Apelit, gjen se
gjykata e shkallës se parë, ka dhënë arsye të mjaftueshme, mbi bazën ligjore për të cilën ka caktuar masën e
paraburgimit ndaj tij, konform dipspozitave te nenit 187 të Kodit të Procedurës Penale të Republikës se
Kosovës.
Ish-zv.ministri i Zhvillimit Rural,
Musa Cena ishte arrestuar më 20 tetor nën dyshimet se ka marrë ryshfet. Bashkë me të u arrestuan edhe shefi i Drejtorisë së Bujqësisë në Komunën e Rahovecit Nusret Shala dhe Hazër Shehu, pronari i kompanisë private “Gentle Research”.
Shtuar më 30/10/2018,
ora 13:52