Zv/kryeministrja Tahiri viziton SHBA-në
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Edita Tahiri, viziton Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo do të takohet me përfaqësues të qeverisë amerikane dhe të Kongresit.

"Qëllimi i kësaj vizite është forcimi i marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë, thellimi i bashkëpunimit për perspektivën euro-atlantike të Kosovës si dhe sigurimi i mbështetjes së SHBA-ve në lidhje me zbatimin e plotë dhe të drejtë të Marrëveshjes së Brukselit”, thuhet në një komunikatë të qeverisë.

Gjatë qëndrimit në Washington, zëvendëskryeministrja Edita Tahiri, pritet të zhvillojë takime edhe përfaqësues të botës akademike, mediave amerikane të cilët janë të angazhuar për Kosovën dhe rajonin. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2013, ora 14:45

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori