Zvicra uron Kosovën për Ditën e Pavarësisë
Presidentja e Zvicrës, Doris Leuthard, ka uruar ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Me anë të një letre, Leuthrad ka shprehur bindjen e saj se besimi reciprok dhe miqësia, do sjellin marrëdhënie më të mira në të ardhmen.

"Kremtimi i Ditës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës është një mundësi e mirëpritur për mua që t'ju përcjell, Shkëlqesia Juaj, në emër të Këshillit Federal Zviceran urimet tona më të sinqerta dhe dëshirat më të mira për prosperitetin e vendit tuaj, si dhe për shëndetin dhe mirëqenien tuaj personale.

Jam e bindur se besimi reciprok dhe miqësia që dy shtetet tona gëzojnë do të thellohen edhe në vitin vijues.

Ju lutem pranoni, Shkëlqesi, shprehjen e konsideratës sime më të lartë!", ka shkruar në urimin e saj Doris Leuthard. /albeu.com/
Shtuar më 17/02/2017, ora 08:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori