COVID/ Maqedonia e Veriut vijon të regjistrojë viktima, bilanci i 24 orëve të fundit

Në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, janë regjistruar 202 raste pozitive me Covid-19.

Janë regjistruar 201 të shëruar dhe dy viktima.

Këto rezultate erdhën nga realizimi i 2.285 testimeve të kryera gjatë 24 orëve të fundit.

Në mënyrë shtesë në Regjistrin për persona të vdekur nga Covid-19 janë evidentuar edhe dy viktima./albeu.com/