Zvicra merr një vendim, ndikon për keq edhe te emigrantët shqiptarë
Shteti i Zvicres ka marre vendim për t`i dëbuar të huajt me dosje krimi edhe në rastet kur veprat penale të planifikuara të tyre kanë mbetur në tentativë.

Vendimi u mor nga Gjykata Federale me seli në Lozanë, që është shkalla më e lartë e gjyqësisë në vend, shkruan sda.ch.

Me këtë vendim, Lozana i ka dhënë të drejtë Gjykatës së Lartë të Kantonit Aargau e cila kishte vendosur në mënyrë identike lidhur me një rast të tentimit të kryerjes së vjedhjes së dhunshme.

Sipas, Gjykatës Federale, kur kemi të bëjmë me dëbimin nga Zvicra, nuk luan rol fakti nëse vepra e caktuar penale është bërë në plotësi ose ka mbetur në tentative.


Shtuar më 01/07/2018, ora 09:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori