Zvicra kundër rrëzimit të qeverisë Kurti, u bën thirrje palëve për unitet
Ambasada e Zvicrës në Kosovë, u ka bërë thirrje partnerëve të koalicionit qeverisës që t’i kapërcejnë mosmarrëveshjet e brendshme dhe të ndërtojnë besimin, në mënyrë që të vazhdojnë me zbatimin e planit të Qeverisë dhe të jetësojnë atë për të cilën janë zgjedhur.

Në deklaratën e bërë për media nga ambasada e Zvicrës në Kosovë thuhet se tani duhet të ketë unitet mes udhëheqësve.

Zvicra ndihet fuqimisht e përkushtuar në miqësinë dhe bashkëpunimin e ngushtë me Republikën e Kosovës dhe njerëzit e saj. Sot bota gjendet nën kontrollin e coronavirusit, situata në Republikën e Kosovës është gjithashtu serioze. Zvicra lavdëron vendosmërinë dhe kompetencat e demonstruar nga Qeveria deri më tani. Siç po kërkohet në tërë botën, udhëheqësit duhet të tregojnë unitet tani ashtu që të mbrojnë njerëzit në mënyrë efektive.
Shtuar më 24/03/2020, ora 18:56

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori