Zvicra do ekstradojë të dyshuarën nga Kosova për krime lufte (FOTO LAJM)

Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Gjatë luftës në Sarajevë, pati edhe një kosovare e cila luftoi në anën e boshnjakëve, e njohur si Elfete Veseli, e cila ndiqet për vrasjen brutale të një djali serb 12 vjeçar Slobodan Stojanoviç, në Zvornik të Bosnjës.

Djali dhe prindërit e tij ishin duke ikur nga forcat myslimane, kur për një moment ai ishte kthyer të merrte qenin e tij dhe pastaj nuk e kishin parë më të gjallë.

"Nuk do ta harroj asnjëherë ditën e 16 qershorit të vitit 1993, kur isha thirrur në Zvornik për të identifikuar tim bir" thotë babai i të ndjerit, Ilija Stojanovic.

Elfete Veseli është një rast i rrallë i një gruaje të dyshuar për krime luftë në konfliktin Jugosllav.

Ajo ka lindur në vitin 1960 në Kosovë, por ka jetuar në Bosnjë dhe Hercegovinë në fillim të luftës, luftë kjo nga e cila kanë humbur jetën 100.000 mijë njerëz.

Sipas medieve ballkanike, Veseli u arrestua në kantonin zviceran të Neuchatel në nëntor si dhe ekstradimi i saj në Bosnjë dhe Hercegovinë pritet "së shpejti, kur të plotësohen kushtet teknike" ka bërë të ditur një prokuror në Sarajevë, përcjell "gazetametro.net".

Një zyrtar i lartë në Ministrinë e Drejtësisë në Zvicër tha se Veseli mund të ekstradohet në çdo moment. /albeu.com/
Shtuar më 20/03/2017, ora 12:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori