Zvicra dëbon 38-vjeçarin që mashtroi autoritetet zvicerane
Pëlqej
Zvicra përzë një 38-vjeçar nga Kosova pasi kishte mashtruar autoritetet zvicerane duke mos treguar se kishte familje paralele në Kosovë, gruan dhe dy fëmijë. 38- vjeçar është martuar në vitin 2005 me një kosovare që kishte "letrat" (lejen e qëndrimit) në Zvicër. Me këtë edhe ai ka fituar lejen për qëndrim legal në këtë vend. Por në vitin 2009 kosovari shkurorëzohet nga gruaja me të cilën nuk kishte fëmijë. Por, pasi që ka jetuar së paku pesë vjet në Zvicër me bashkëshorten që kishte lejen e përhershme (Vizën C) ai kishte të drejtë të qëndrimit të mëtejshëm. Mirëpo, dy vite më vonë kosovari kurorëzohet me një grua në Kosovë. Pas dy muajsh e bën kërkesën për ta sjellë atë bashkë me dy fëmijët në Zvicër, transmeton albinfo.ch.

Por kësaj here atij i hasë sharra në gozhdë. Fëmijët të cilët gruaja e tij "e dytë" do t`i sillte në Zvicër ishin fëmijë të përbashkët. /albeu.com/
Shtuar më 13/09/2014, ora 14:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori