Neymarit iu kërkua të përmendte lojtarët që janë më teknikë se ai, Mbappe dhe Ronaldo nuk hynë në listë

Në një intervistë për Oh My Goal, Neymar iu kërkua të përmendte pesë lojtarë që ai i konsideron më të talentuar teknikisht se ai.

Sulmuesi i PSG-së u përgjigj: “Më teknik se unë? Nuk e di nëse mund t’i përgjigjem kësaj! E konsideroj veten një nga lojtarët më teknikë në futbollin modern.

Por unë do të emëroja Messin, Hazard, De Bruyne, Verratti, a më mungon akoma një? Thiago! Interesant është fakti se Neymar nuk përmendi emrin e Cristiano Ronaldos dhe madje as shokun e tij të skuadrës Kylian Mbappe. /albeu.com/


Shtuar 6.08.2022 20:01