Zotohet Prokurori i Speciales: Do t’i mbrojmë me gjithçka dëshmitarët
Pëlqej
Prokurori i Gjykatës Speciale, David Schwendiman është zotuar të martën se do të bëjë gjithçka që është e mundshme që të mbrojë dëshmitarët të cilët mund “të jenë në rrezik nga gjithçka, nga vdekja e deri tek frikësimi”.

Dhomat e specializuara të Kosovës, e financuar nga BE dhe e vendosur në Hagë vitin e kaluar, u krijua për të hetuar dhe ndjekur penalisht krimet që supozohet të jenë kryer nga pjesëtarë të lartë të UÇK-së teksa po luftonin me forcat serbe në luftën e viteve 1998-1999.

Akuzat u përfshinë në një raport të vitit 2010 të prezantuar në Këshillin e Sigurimit, dhe flet në detaje për pretendimet për vrasje, ndalime të paligjshme dhe trafikim me organe, gjatë dhe pas luftës për pavarësinë e Kosovës, raporton AFP.

Ka pasur shumë spekulime se kush mund të jetë cak i padive, përfshi edhe atë se a mund të jetë edhe presidenti aktual i Kosovës, Hashim Thaçi, në listë.

David Schwendiman ka refuzuar të publikojë ndonjë detaj se kush mund të jetë cak apo se kur mund të nisin paditë e pra. /albeu.com/

Shtuar më 14/11/2017, ora 21:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori