Çdo ditë në luftë me jetën, heronjtë e vërtetë në këto ditë të vështira në Shqipëri

Shqipëria është një ndër vendet e prekura nga COVID-19 ku deri tani raportohen 433 të prekur, 23 të vdekur dhe 197.

Ndërkohë që shqiptarët duhet të jenë të izoluar në banesat e tyre për të parandaluar përhapjen e këtij virusi, mjekët dhe infermierët janë heronjtë e vërtetë.

Infermieret e Shërbimit Infektiv në QSUT kanë përshëndetur Ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale përmes një mesazhi inkurajues dhe falënderues ndaj mbështetjes që po u jep ekipit mjekësor.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu falënderoi ekipin për mesazhin e përzemërt drejtuar saj, ku sipas ministres bluzat e bardha meritojnë respekt të tillë për mënyrën sesi po përballen me armikun e padukshëm COVID-19.

“Zonja ministre, një përshëndetje të përzemërt nga infermierët e Shërbimit Infektiv në QSUT. Faleminderit që na mbështesni në këto ditë të vështira!”.

“Më gëzoi pa masë ky mesazh inkurajues dhe kjo foto që më erdhi sot nga ekipi i jashtëzakonshëm i infermierëve të spitalit Infektiv, që meritojnë RESPEKT të thellë për mënyrën se si po përballen me armikun e padukshëm COVID-19 në shërbim të pacientëve”, thotë Manastirliu.


Shtuar 11.04.2020 15:35