"Zoti i ndëshkoi se pranuan Kosovën", ambasadori francez reagon ndaj serbëve
Ambasadori francez në Beograd, Frederik Mondoloni , i ka quajtur skandaloze disa shkrime të mediave serbe, në të cilat thuhej se Katedralja në Paris po digje. “Zoti po e ndëshkon Francën pasi në Notre Dame u vendos flamuri i Kosovës”.

Mondoloni i ka vlerësuar si skandaloze shkrimet e mediave serbe se Franca u dënua, duke iu djegur katedralja 800-vjeçare.

Ambasadori francez u treguar i ashpër me gazetarët në Beograd, duke iu thënë se komentet negative e kishin prekur thellë atë dhe se ai kishte vetëm përbuzje për njerëzit që thoshin gjëra të tilla.

“Për mua, kjo nuk është Serbia që kam takuar dhe dashur në 18 muajt e fundit aq sa jam këtu. Unë mendoj se njerëzit që e bëjnë këtë duke pretenduar të mbrojnë vendin e tyre në të vërtetë bëjnë dëm të madh “, tha Mondoloni.

“Ajo që ndodhi mbrëmë në Paris është një tragjedi për të gjithë Francën dhe gjithë kombin francez,” tha ambasadori, duke shtuar se “jeta u ndal për disa orë në Francë, ndërsa zjarrfikësit luftuan me zjarr”, ka shtuar ai.

Ndryshe, mbrëmë bota u trondit nga zjarri i madh që kaploi katedralen Notre Dame në Paris.

Zjarri u shua vetëm pas disa orësh, ndërsa katedralës iu rrënua shumica e pjesëve të objektit.
Shtuar më 16/04/2019, ora 21:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori