Zjarr në Prishtinë, evakuohen banorët e një ndërtese në Lagjen e Muhaxherëve
Zjarri ka shpërthyer përsëri në një ndërtesë në Prishtinë. Kjo është hera e tretë brenda kësaj jave që nga flakët po përfshihen ndërtesat e larta në kryeqytet.

Nga zjarri që është duke ndodhur momentalisht në lagjen e Muhaxherëve në, nuk raportohet për persona të lënduar. Policia dhe zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë evakuuar banorët.

Ajo që vërehet është akti heroik i zjarrëfikësve për t’i nxjerrë nga tymi banorët. Në videon më poshtë, mund t’i shihni zjarrëfikësit se si janë ngjitur në lartësi dhe po bëjnë të pamundërun për ta fikur zjarrin.

Për këtë rast ka folur zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha. Ai tha se nuk dihen ende shkaqet e zjarrit, përderisa deri më tani nuk është raportuar për të lënduar.

“Në rrugën “Mark Kaqinari” në Prishtinë, është duke u djegur një nënkulm i një ndërtese. Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ekipet e zjarrfikësve janë duke kryer veprimet e nevojshme. Një pjesë e banorëve janë evakuuar, nuk është raportuar për ndonjë të lënduar. Nuk dihen shkaqet e zjarrit”, tha Hoxha.

Para dy ditësh nga flakët është përfshirë edhe një ndërtesë në Fushën e Pajtimit në Prishtinë, po ashtu edhe një tjetër prapa teatrit gjatë kësaj jave.
Shtuar më 28/06/2019, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori