Zjarr i përmasave të mëdha në Mitrovicë, digjet shkolla
Pëlqej
Shkolla fillore “Musa Hoti” në Mitrovicë është përfshirë nga flakët pasditen e ditës së sotme.

Motivet e zjarrit ende nuk dihen por mësohet se shkolla tashmë është përfshirë nga tymi dhe flakët.

Musa Dragaj drejtor i Emergjencave në Komunën e Mitrovicës ka thënë se zjarri është përhapur nga një shtëpi prapa shkollës ndërsa viktima ose të lënduar nuk ka.

"Zjarri ende vazhdon dhe është i përmasave të mëdha” ka thënë Dragaj.

Ai ka shtuar se zjarrfikës nga Skenderaj, Vushtrria dhe Mitrovica e Veriut kanë ardhë në ndihmë por zjarri është vështirë të lokalizohet.

Ndërkohë që zëdhënësi në policinë rajonale të Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë se nga ky zjarr nuk ka të lënduar.

“Kemi marrë informacionet se një shtëpi është djegur. Nuk është raportua për ndonjë person të lënduar. Ndërkohë që policia bashkë me ekipet e tjera është në vendin e ngjarjes”, ka thënë Zahiti. /albeu.com/
Shtuar më 13/08/2017, ora 17:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori