Kylian Mbappe pranë rinovimit me PSG-në

Gazeta Le Parisien, pohon këtë pasdite se tashmë ka një marrëveshje parimore mes Kylian Mbappe dhe PSG për të arritur rinovimin e kontratës.

Bisedimet mes dy palëve do të avancoheshin për të zgjatur kontratën për dy sezone plus një vit.

Një kthesë e rëndësishme për sulmuesin 23-vjeçar, i cili në këtë mënyrë do të synonte të fitonte Champions League për skuadrën franceze. /albeu.com/


Shtuar 5.05.2022 20:39