Zhvillime për vajzën e zhdukur nga Skënderaj
Vajza 22 vjeçare Arbnora Dobraj nga qyteti i Skenderaj e cila ishte lajmëruar e zhdukur para disa ditëve nga familjarët e saj ishte gjetur në Maqedoni.

Burimet jozyrtarisht tregojnë se Arbnora Dobraj para pak çastesh është dorëzuar tek autoritetet kosovare pra pranë familjes së saj të cilët ishin vënë në kërkim të saj pas informacioneve që ajo kishte kaluar kufirin dhe gjendej në vendin tonë,raporton zhurnal.

Ndonëse nuk janë zbuluar ende arsyet e largimit të saj nga shtëpia, familjarët e dinin se ditën që ajo kishte dal nga shtëpia kishte pasur një takim pune e më pas nuk ishte kthyer në shtëpi. Pas disa ditëve ajo kishte nisur një porosi tek familjarët e saj se ishte shëndosh e mirë mirëpo nuk kishte zbuluar vendndodhjen.

Për të gjetur Arbnorën, ishte vënë në lëvizje vëllai dhe i fejuari i saj e më pas përmes autoriteteve policore ajo ishte zbuluar se kishte kaluar kufirin drejtë Maqedonisë.
Shtuar më 04/10/2018, ora 08:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori