Mesazhi i fortë i Kim: Ata që duan të vënë SHBA kundër popullit shqiptar, u them që e kanë gabim

Ambasadorja e SHBA-ve në Shqipëri, Yuri Kim zhvilloi pasditen e sotme një vizitë në selinë blu me kryetarin e PD-së Lulzim Basha.

Pas takimit me Bashën, Kim doli në një prononcim për mediat ku dha disa mesazhe të rëndësishme, për PD-së dhe politikës shqiptare.

Diplomatja ka dhënë edhe një mesazh të fortë duke thënë se ata që synojnë të vendosin popullin shqiptar kundër SHBA po bëjnë një lëvizje të gabuar, pasi sipas saj, populli shqiptar e di që këta persona e kanë gabim.

“Dëshiroj të konfirmoj për sa i përket Ëashtingtonit, se jemi tepër serioz kundër korrupsionit dhe pa ndëshkueshmërisë dhe jemi të gatshëm, ta sulmojmë pavarësisht ku ndodhet, rangut që i përket dhe partisë. Kam parë disa raporte shqetësuese që ajo që ka ndodhur për raste madhore korrupsionit ka qenë një sulm kundër stabiliteti të vendit. Është e gabuar dhe ofenduese. Do të kujtojë të gjithë se në 6 maj 1920 kur bota donte të shuhej Shqipëria, ishte Presidenti Wilson që tha se Shqipëria do të vazhdojë të qëndrojë dhe do qëndrojë e fortë. Dhe i vetmi ndryshim nga ajo deklaratë është se Shqipëria do vazhdojë më e fortë dhe sovrane. Atyre që synojnë të vendosin SHBA kundër popullit shqiptar, u them se e keni gabim. Populli e di që ju e keni gabim. Pozicioni ynë për pavarësisë dhe sovranitet të Shqipërisë nuk do ndryshojnë. Pozita jonë për sa i përket PD nuk do ndryshojë.” tha Kim. /albeu.com


Shtuar 24.09.2021 17:13