Zhduket një vajzë e mitur nga një fshat i Fushë Kosovës
Një vajzë e mitur nga fshati Pomozitin i Fushë Kosovës, është raportuar si e zhdukur.

Rasti ka ndodhur të martën e javës së kaluar, ndërkaq zhdukjen e vajzës së mitur e ka raportuar në polici babai i saj.

Babai i vajzës së zhdukur ka thënë se ajo ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj, bën të ditur policia në raportin 24 orësh.

Ndërkaq bëhet e ditur se njësite policore janë duke e hetuar rastin.
Shtuar më 31/03/2019, ora 15:17

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori