E FUNDIT/ 17 vite burg në Bullgari, arrestohet 41 vjeçari nga Kosova në  Morinë 

Policia kufitare e Morinës ka vënë në pranga një 41-vjeçar nga Kosova, pasi ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Në pranga ka rënë një 41-vjeçar nga Kosova i cili u arrestua në Morinë për shkak se ishte në kërkim ndërkombëtar për trafik droge.

Sipas policisë, Imrush Junuzi banues në Gjakova është dënuar nga një gjykatë në Bullgari me 17 vite burg.

Arrestimi i shtetasit nga Kosova u bë me qëllim ekstradimi drejt Bullgarisë.

“Në hyrje të Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, shërbimet e Policisë Kufitare, si rezultat i masave të shtuara dhe shkëmbimit të informacionit me Interpol Tiranën, kanë ndaluar shtetasin e shpallur në kërkim ndërkombëtar:

Imrush Junuzi, 41vjeç, banues në Gjilan, Kosovë.

Gjatë përpunimit dhe verifikimit të të dhënave në sistem, ky shtetas ka rezultuar person në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Kiystendil Bullgari e ka dënuar me 17 vite e 6 muaj burg, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, parashikuar nga legjislacioni penal i Bullgarisë”, thote policia.

Në përfundim të veprimeve hetimore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit në DVP Kukës bënë arrestimin provizor të këtij shtetasi, me qëllim ekstradimin në shtetin e Bullgarisë, mbështetur në “Konventën Evropiane të Ekstradimit” të vitit 1957.

 

 


Shtuar 30.06.2021 10:34