E FUNDIT/ Super super Kumbulla! Shqiptari realizon supergol me Romën (VIDEO)
Zhbogar nxënësve: E ardhmja juaj në Evropë
Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar gjatë një vizite të zhvilluar në shkollën fillore “Faik Konica” në Prishtinë, u tha nxënësve se shtetet anëtare të Bashkimit Evropian tashmë po negociojnë rreth arritjes së pajtimit për t’iu mundësuar qytetarëve të Kosovës që të udhëtojnë pa viza.

“Një vendim shumë të rëndësishëm e kemi marrë këtë vit dhe ky është vendimi për të kryer studimin e fizibilitetit. Ky është një dokument që do të bëjë vlerësimin mbi ekonominë, të drejtat e njeriut, drejtësinë dhe të gjitha aspektet në Kosovë, për të parë nëse Kosova është e gatshme të fillojë bisedimet për marrëveshjen e Stabilizim Asocimit. Është një rrugë e gjatë që ka shtatë stacione, por gjithsesi jeni duke lëvizur përpara, unë besoj se po lëvizim përpara” tha Zhbogar. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2012, ora 15:33

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori