Zhbogar: Miratimi i MSA-së hap i rëndësishëm për Kosovën
Shefi i Zyrës së BE-së dhe Përfaqësuesi Special i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar në lidhje me miratimin për Marrëveshje për Stabilizim Asociim për Kosovën nga ana e Komisionit Evropian u shpreh se;

"Miratimi i sotëm nga Komisioni Evropian shënon një hap të rëndësishëm në marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Tani mbetet që Këshilli i BE-së dhe Parlamenti Evropian të pajtohen para se marrëveshja të mund të nënshkruhet dhe të hyjë në fuqi në fillimvitin 2016.

Kur të hyjë në fuqi, MSA-ja do të jetë marrëdhënia e parë kontraktuale ndërmjet BE-së dhe Kosovës. Një marrëveshje e tillë e fuqishme do të forcojë pozicionin e Kosovës në rrjedhat e përgjithshme të politikës së BE-së për Ballkanin Perëndimor.

Marrëveshja për Stabilizim Asociim është marrëveshje gjithëpërfshirëse që mbulon bashkëpunimin në një spektër të gjerë sektorësh si drejtësia, tregtia, arsimi, punësimi, energjia, mjedisi dhe një varg politikash në fusha të tjera." /albeu.com/
Shtuar më 30/04/2015, ora 13:40

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori