Shkoi i raskapitur në shtëpi pas turnit, mjekun e përzënë nga frika e koronavirusit

Ai sapo kishte mbaruar një turn raskapitës, por kur u kthye në shtëpi gjeti një surrpizë shumë të pakëndshme.

Mjekut i është kërkuar të linte shtëpinë ku jetonte me qira, sepse pronari kishte frikë se ai do i sillte koronavirusin në shtëpinë e tij.

Joseph Alsousou po punon në një qendër Ortopedike dhe Spitalit John Radcliffe në Oksford dhe jetonte në një shtëpi në Headington që nga muaji gusht.

Mjeku kirurg, siç shkruan BBC, kur iku nga shtëpia, udhëtoi rreth tre orë drejt familjes së tij në Merseyside “pothuajse në lot”.

Doktor Alsousou tha që pronari i shtëpisë me bashkëshorten e tij shumë të frikësuar, fillimisht i kishin lënë afat 28 ditë duke e njoftuar përmes postës elektronike, fundjavën e kaluar sepse pronarja ishte në ankth se ai mund ta sillte koronavirusin në shtëpi.

Të hënën, mjeku u përpoq ta siguronte atë që virusi ishte me rrezik shumë të ulët për të por kur u kthye në dhomën e tij mbrëmjen tjetër, ajo i tha që dëshironte që ai të largohej sa më shpejt që të kishte mundësi.


Shtuar 26.03.2020 08:43