Zhbogar: Kosova drejt BE-së po vazhdon luftën kundër ekstremizmit
Në kuadër të konferencës ndërfetare që po mbahet në Prishtinë ditën e sotme është organizuar tryeza me temën "Identiteti gjinor në kohën e diskursit radikal gjinor".

Shefi i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar është shprehur se duke marrë parasysh frustrimin e njerëzve me të kaluarën dhe papunësinë e madhe rreziku ekziston nga ekstremizmi.

“Megjithatë Kosova është orientuar nga BE dhe po vazhdon luftën e saj kundër ekstremizmit. Pas sulmeve në Paris dhe Stamboll kemi pyetur çfarë mund të bëjmë më shumë. Vitin e kaluar kemi nisur një projekt për parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm ku kemi folur edhe për rolin e grave”, ka deklaruar Zhbogar.

Zhbogar mendon se në Kosovë nënat, gratë dhe motrat mund të luajnë një rol të rëndësishëm në luftimin e ekstremizmit.

“Në veçanti nënat qe dallojnë herët tek fëmijët e tyre shenjat e para. Megjithatë gratë në vende rurale në Kosovë nuk kanë shumë të drejta edhe në drejtimin e familjes. Madje ato qe kanë shkuar në luftërat e huaja nuk janë pyetur fare për dëshirën e tyre. Pra në mënyrë që gratë të luajnë një rol në luftimin e ekstremizit atyre duhet tu jepet fuqi. Të pajisen me dije dhe edukim. Qeveria duhet të shtyj promovimin e grave në nivele të larta. Fuqizimi i femrës do të ndihmojë shumë bë këtë drejtim”, ka deklaruar Zhbogar./Albeu.com/
Shtuar më 01/06/2016, ora 14:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori