Zgjidhjet nuk do të jenë ideale
Borislav Stefanoviq
Shefi i delegacionit të Serbisë në bisedimet me Kosovën, Borislav Stefanovic, ka vlerësuar të mërkurën se zgjidhjet për Bërnjak dhe Jarinjë janë afër, por ato nuk do të jenë ideale. “Po jetojmë në botë, në të cilën forca luan rol të rëndësishëm dhe ne, nën këto rrethana, duhet të gjejmë zgjidhje më të mira”, tha Stefanovic.

“Vetë zgjidhja është afër, por ajo nuk do të jetë ideale dhe disave nuk do t’u pëlqej”, tha Stefanovic, në fjalimin e tij në Këshillin për Kosovën të Kuvendit të Serbisë. Sipas tij, duhet të “gjendet zgjidhje e kënaqshme edhe për shtetin e Serbisë edhe për serbët kosovarë”.

Stefanovic, i cili vazhdon t’i trimërojë barrikaduesit në veri, ka shfaqur shpresën se dialogu me Prishtinën do të vazhdoj së shpejti, pasi siç ka thënë ai, kjo është e vetmja mënyrë për zgjidhjen e problemeve konkrete. /
Shtuar më 02/11/2011, ora 20:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori