Zgjidhjet në veri brenda Kushtetutës
Bexhet Pacolli
Këshilli Drejtues i Aleancës Kosova e Re në një mbledhje mbajtur të martën i ka dhënë mbështetje të fuqishme Qeverisë së Kosovës për vendosjen e rendit e të ligjit në gjithë territorin e Kosovës, ndërsa përkrah angazhimet e KFOR dhe të EULEX për heqjen e barrikadave të vendosura nga struktura të caktuara kriminale, të cilët po manipulojnë me popullin serb në atë pjesë të vendit.

“KD i AKR kërkon nga SHBA dhe BE të bëjnë trysni ndaj autoriteteve të Beogradit për shpërbërjen e strukturave serbe në Kosovë”, thuhet në një kumtesë për media.

KD i AKR deklarohet edhe një herë se, pavarësisht zërave për forma të ndryshme të zgjidhjes së problemeve të shkaktuara nga strukturat kriminale në veri të Kosovës, zgjidhjet duhet të kërkohen vetëm brenda Kushtetutës së Republikës së Kosovës dhe të Pakos së presidentit Ahtisari.

Këshilli drejtues, siç thuhet më tej, është informuar nga presidenti i partisë, Behgjet Pacolli për angazhimet në lobimin për shtimin e njohjeve të Kosovës dhe për angazhimet e tjera të zyrtarëve të Koalicionit për Kosovë të Re në dikasterët e Qeverisë.

“Këshilli frejtues zgjodhi edhe tre nënkryetarët e AKR-së, Vegim Gashi, nënkryetar organizativ, Mimoza Kusari-Lila, nënkryetare për marrëdhënie me Publikun dhe Ibrahim Gashi, nënkryetar për Marrëdhënie me Jashtë. Sekretar i përgjithshëm është Ibrahim Makolli”, thuhet në fund të kumtesës.
Shtuar më 01/11/2011, ora 17:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori